+381 38 249 105

[email protected]

Shpërblimi vjetor për letërsi dhe gazetari
“Rexhai Surroi”

Shpërblimi vjetor për letërsi dhe gazetari “Rexhai Surroi”, u themelua nga Grupi KOHA në vitin 2007, me synim që të shndërrohet në një ngjarje ku, vit pas viti, do të veçohen me mirënjohje, romani gjithëshqiptar dhe shkrimi më i mirë i botuar në të përditshmet kosovare për vitin kalendarik në të cilin ndahet shpërblimi. Ishte zgjedhur, jo rastësisht, që ceremonia e parë të mbahej më 22 dhjetor 2008, në ditën kur u shënua 20 vjetori i vdekjes së Rexhai Surroit.

Me pretendimin që këtij shpërblimi t’ia japë peshën që e meriton emri i Rexhai Surroit, Këshilli nismëtar për themelimin e shpërblimit kishte kontaktuar gjashtë profesionistë dhe intelektualë të mirënjohur kosovarë, të cilët e nderuan Grupin KOHA duke pranuar të bëheshin anëtarë të jurisë së shpërblimit.

Akademik Sabri Hamiti, Akademik Eqrem Basha dhe Dr. Bardh Rugova për roman dhe Zenun Çelaj, Kelmend Hapçiu e Naser Miftari për gazetari të shkruar, ishin anëtarët e jurisë që dedikuan kohën, mundin si dhe të gjithë profesionalizmin dhe paanësinë, për ta mbërritur epilogun e garës për shpërblimin për vitet 2008,2009 2010 dhe 2011.

Në vitin 2012, anëtarët e Jurisë që shpallën më të mirët qenë Akademik Rexhep Ismajli, Agim Isaku, Zenun Çelaj, Kim Mehmeti dhe Veton Surroi; në vitet 2013 dhe 2014 këtë detyrë e kryen Agim Isaku, Zenun Çelaj, Kim Mehmeti dhe Veton Surroi; kurse në vitin 2015, jurinë e përbënë Zenun Çelaj, Kim Mehmeti, Halil Matoshi dhe Drenusha Zajmi-Hoxha.

Shpërblimi vjetor për letërsi dhe
gazetari “Rexhai Surroi”

Shpërblimi vjetor për letërsi dhe gazetari “Rexhai Surroi”, u themelua nga Grupi KOHA në vitin 2007, me synim që të shndërrohet në një ngjarje ku, vit pas viti, do të veçohen me mirënjohje, romani gjithëshqiptar dhe shkrimi më i mirë i botuar në të përditshmet kosovare për vitin kalendarik në të cilin ndahet shpërblimi. Ishte zgjedhur, jo rastësisht, që ceremonia e parë të mbahej më 22 dhjetor 2008, në ditën kur u shënua 20 vjetori i vdekjes së Rexhai Surroit

Me pretendimin që këtij shpërblimi t’ia japë peshën që e meriton emri i Rexhai Surroit, Këshilli nismëtar për themelimin e shpërblimit kishte kontaktuar gjashtë profesionistë dhe intelektualë të mirënjohur kosovarë, të cilët e nderuan Grupin KOHA duke pranuar të bëheshin anëtarë të jurisë së shpërblimit.

Akademik Sabri Hamiti, Akademik Eqrem Basha dhe Dr. Bardh Rugova për roman dhe Zenun Çelaj, Kelmend Hapçiu e Naser Miftari për gazetari të shkruar, ishin anëtarët e jurisë që dedikuan kohën, mundin si dhe të gjithë profesionalizmin dhe paanësinë, për ta mbërritur epilogun e garës për shpërblimin për vitet 2008,2009 2010 dhe 2011.

Dokumentar mbi jetën dhe veprën e Rexhai Surroi

Kjo video eshte publikuar me lejen e Antigo Qena-Kaçanikut