+381 38 123 456

[email protected]


Shpërblimin për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2016

Në shenjë respekti dhe kujtimi të gazetarit, shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit kosovar, që nga sot, “Grupi KOHA” fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për:

  1. Shpërblimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë shqiptar,  dhe
  2. Shpërblimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar 
PROCEDURA:
Për gazetari të shkruar: 
  1. Shpërblimi për gazetari, sipas vlerësimit të jurisë, ndahet më datë 22 dhjetor 2016.
  2. Të gjithë gazetarët e interesuar, e që janë të punësuar në të përditshmet kosovare, ftohen që t’i prezantojnë më së shumti dy shkrime të veçanta autoriale apo bashkautoriale, të botuara në njërën prej të përditshmeve kosovare. Për garë do të merren parasysh temat hulumtuese, reportazhet komentet dhe do të përjashtohen temat ditore. Tekstet e botuara nëpër portale, i nënshtrohen diskrecionit të Jurisë nëse pranohen në garë apo jo.
  3. Shkrimet e botuara prej 1 nëntorit 2015 deri më 31 tetor 2016, duhet të dorëzohen më së voni më 1 nëntor 2016. Për hir të lehtësimit të rrjedhës së vlerësimit të shkrimeve nga ana e jurisë, kandidatëve u sugjerohet që të mos e presin afatin e fundit për paraqitjen e shkrimeve.
  4. Do të jetë përgjegjësi e jurisë që, duke e përdorur vlerësimin e pavarur të anëtarëve, pasuar nga konsultimi grupor, të vendosë për seleksionimin dhe renditjen e teksteve të ofruara.
  5. Shkrimet e botuara të cilat garojnë për këtë shpërblim duhet të dorëzohen, së bashku me formularin e plotësuar, në adresën elektronike [email protected] me shënimin: “Për gazetari të shkruar”
  6. Formularit duhet bashkëngjitur një biografi të shkurtër dhe një fotografi.
  7. Anëtarët e Jurisë nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.
SHPËRBLIMET 

Për gazetari të shkruar

 Shkrimet konkurruese do të jenë ato që janë botuar në njërën nga të përditshmet kosovare prej 1 nëntorit 2015 deri më 31 tetor 2016, e të cilat duhet të dorëzohen para datës 1 nëntor 2016.

 Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.000 € (një mijë euro).

Aplikacioni për gazetari

Për gazetari të shkruar mund të konkurrojnë vetëm gazetarë kosovarë që kanë botuar artikuj në të përditshmet kosovare


Browse
Browse