+381 38 123 456

[email protected]


Shpërblimin për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2016

Në shenjë respekti dhe kujtimi të gazetarit, shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit kosovar, që nga sot, “Grupi KOHA” fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për:

  1. Shpërblimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë shqiptar,  dhe
  2. Shpërblimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar 
PROCEDURA:
Për Romanin e Vitit:
  1. Shpërblimi do të ndahet për romanin më të mirë shqiptar të vitit, sipas vlerësimit të jurisë më datë 22 dhjetor 2016.
  2. Të gjithë autorët e interesuar ftohen që t’i prezantojnë veprat e tyre të botuara në vitin paraprak, apo të pabotuara, deri më 30 shtator 2016. Do të jetë përgjegjësi e jurisë që, duke e përdorur vlerësimin e pavarur të anëtarëve, pasuar nga konsultimi grupor, të vendosë për seleksionimin dhe renditjen e veprave të ofruara.
  3. Veprat që kanë konkurruar për Shpërblimin në vitin 2015, nuk do të merren në shqyrtim.
  4. Veprat e botuara apo të pabotuara të cilat garojnë për këtë shpërblim duhet të dërgohen në formë elektronike, së bashku me formularin e plotësuar, në adresën elektronike [email protected] me shënimin: “Për romanin më të mirë shqiptar”
  5. Fletëparaqitjes duhet bashkëngjitur një biografi të shkurtër dhe një fotografi. Formulari mund të shkarkohet nga ueb faqja www.koha.net.
  6. Fletëparaqitjet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
  7. Kandidatët duhet parashtruar edhe çfarëdo informate tjetër shtesë në lidhje me veprën me të cilën konkurrojnë në garë. Ata mbajnë përgjegjësi të plotë materiale dhe morale për autenticitetin e veprës.
  8. Të drejtë konkurrimi kanë autorët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare përfshirë edhe Diasporën.
  9. Anëtarët e Jurisë apo anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.
SHPËRBLIMET 

Për romanin më të mirë shqiptar të vitit

Veprat konkurruese do të jenë ato që janë botuar kudo nëpër trojet shqiptare gjatë vitit paraprak kalendarik, apo edhe veprat e pabotuara të cilat duhet të dorëzohen para datës 30 shtator 2016.

Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.500 € (njëmijëepesëqindeuro) si dhe botimi i garantuar i romanit nga Shtëpia Botuese “KOHA” për veprat e pabotuara, kurse te veprat tashmë të botuara, ribotimi vetëm në rast marrëveshjeje me shtëpinë botuese origjinale apo me autorin. 

Aplikacioni për letërsi

SHËNIMET NË LIDHJE ME VEPRËN

A. Për romanin më të mirë mund të konkurrojnë autorë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora

1. Vepra të botuara më 2015/shtator 2016

2. Vepra të pabotuara


Browse
Browse